0.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Borë pranvere në Shkodër, probleme në Kukës dhe Dibër

Prej mbrëmjes së djeshme i gjithë territori  i Shqipërisë është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje shiu dhe në zonat malore dëborë.

Dëbora është rikthyer në Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Në zonat e thella të qarkut të Dibrës trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetër. Si pasojë e dëborës në zonat e thella ka vështirësi në qarkullim, ndërsa akset kryesore janë të kalueshme.

Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës ka sjellë dëme në bujqësi dhe pemëtari.

Në Kukës trashësia e borës në qytet ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në zonat e larta malore mbi 20 cm. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.

Dëbora ka rënë edhe në zonat e thella malore. Ndërsa probleme me energjinë elektrike kanë Njesitë Administrative Ujmisht, Bushtrice, Gryke Çaje.

Reshje bore ka pasur edhe në Librazhd dhe në Korçë, por nuk raportohet për probleme në qarkullim.

Më Shumë

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit