14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Bota” e Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës konkurron për çmim në Çeki

bota e shqipersi filmI përzgjedhur për të garuar në seksionin “East of the West” dhe për të prezantuar premierën botërore në festivalin e Karlovy Varyt, filmi “Bota” është debutues i dyshes regjisoriale, në përbërje të shqiptares Iris Elezi dhe regjisorit shqiptaro-amerikan, Thomas Logoreci.

Filmi, siç transmeton ‘Koha Ditore” raportimin e portalit cineuropa, po ashtu përfaqëson përfshirjen e parë të Kosovës si një shtet në bashkëprodhim, në një festival të klasit të parë. Vendit i është bashkuar Shqipëria dhe Italia në këtë prodhim trepalësh që i ngjason shumë “Bagdad Café”, në të cilin shkretëtira e Nevadas është zëvendësuar në një pjesë të harruar në thellësi të Shqipërisë. Në mesin e diçkaje që dikur ishte një kamp i regjimit komunist, ndodhet “Bota”, një kafeteri e izoluar, ekosistem lokal dhe një teatër i shkallës së ulët të gjendjes njerëzore.

Menaxheri, i cili quhet Beni (që luhet nga Artur Gorishti), paraqitet si një burrë që tashmë e ka joshur njërën nga kamerieret që punojnë për të – të bukurën dhe pompozen e quajtur Nora (Fioralba Kryemadhi), është duke bart në trupin e saj fëmijën e tij. Megjithatë, Beni është i martuar me një tjetër zonjë, të cilën, audienca nuk e sheh asnjëherë, sepse skenaristi dhe regjisorët e kanë marrë vendimin që të filmohet vetëm në kafeteri dhe në rrethinën e tij. Por edhe për shkakun se Beni, ndryshe prej kamerieres së tij të varfër, e ka nevojën që të ketë mundësi të jetojë “diku jashtë”.

Nora e dashuron Benin dhe Beni i dashuron paratë. Paratë, të cilat kushërira e tij Juli (Flonja Kodheli), që është njëra prej kameriereve më të rezervuara në “Bota”, ëndërron që një ditë ta ketë dhe kështu të krijojë mundësinë që të ikë nga ky vend për në kryeqytet. E kur fillon ndërtimi i një autostrade jo fort larg “Botës”, biznesi më në fund fillon të këndellet për Benin – derisa ndryshimet bëjnë që të shpërthejë i gjithë biznesi i tij i vogël, i ndërtuar me zgjidhje të improvizuara, intriga dhe sekrete të turpshme…

“Bota”, ka pasur premierën botërore, të dielën mbrëma, në festivalin ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary. Filmi është në garë në seksionin “East of the West”. Ekipi i filmit ka prezantuar “Botën” para audiencës së festivalit, në një ceremoni të mbajtur në kuadër të festivalit çek. Kosova në këtë festival po përfaqësohet nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. Filmi 100-minutësh është produksion i kompanisë “Era Film”, dhe është bashkëfinancuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, Ministria e Kulturës në Itali dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në këtë film interpretojnë aktorët Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fjoralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Erand Sojli, Guljelm Radoja, Alban Ukaj… përderisa bashkëproducent i Kosovës është Burim Berisha. “Karlovy Vary Film Festival”, i cili zgjat deri më 12 korrik, është njëri ndër festivalet më të mira të filmit në botë dhe i takon kategorisë “A/Koha Ditore/

Më Shumë

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

Dhimbja

Lajmet e Fundit