13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hashim Thaçi në fund të tunelit

thaci ne tunelKryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, më në fund, është pozicionuar qartë karrshi Bllokut Opozita, LDK-AAK-Nisma. Deri më tash, Kryeministri në Largim duket se ka pasur shpresa se do të mund ta përçante këtë koalicion dhe do të arrinte që me njërin prej tyre ta bëjë Qeverinë e ardhshme. Tani që ka humbur shpresat, ai ka sulmuar fort këtë koalicion, që ai e quan “Beslidhja e Inatit”.

“Ndërsa transformimin rrënjësor, këto zgjedhje e arritën ne fazën e dytë, në momentin kur partitë politike ( e dyta, e treta, e katërta dhe e pesta) duke anashkaluar çdo kriter dhe parim, u bënë bashkë dhe formuan një “besëlidhje” të bazuara në interesa të ngushta personale dhe të inatit. “Besëlidhja” e inatit, u bë faktor i tendencës për bllokimin e implementimit të vullnetit të qytetarëve, shprehur nëpërmjet Misionit të Ri”, shkruan Thaçi në Facebook.

Më pas i gjuhet Vetëvendosjes.

“Ky bllok i përkohshëm ndryshoi dhe tjetërsoi sidomos partinë e tretë politike (shqiptare). Kjo parti me vrull shkeli të gjitha idealet dhe parimet e saj të proklamuara, vetëm e vetëm që ta forcojë bllokun e inatit. Kështu, kjo parti me shpejtësi rrufeje hoqi dore nga gjithçka që votuesit e saj kishin besuar, duke përfshire këtu idealin e saj për bashkim kombëtar dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë”.

Thaçi, shprehet se blloku i inatit për bllokimin e Misionit te Ri, me krijimin e krizës politike dhe institucionale, ka pasur një qellim afatshkurtër, i cili tashmë konsiderohet si i tejkaluar.

“Dje presidentja e Republikës së Kosovës e përcaktoi datën për konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës. Tani është momenti që të gjithë aktorët politikë të bëhen serioz dhe ta respektojnë votën e qytetarëve dhe vullnetin e tyre. Nga sot, ora ka filluar të numërojë hapat që duhet të ndërmarrim për t’u siguruar se Kosova do të ketë institucione të qëndrueshme, gjithë përfshirëse dhe të afta për realizimin e Misionit të Ri. Unë besoj, ashtu siç besojnë edhe qytetarët e Kosovës, se bashkimi ndërmjet spektrit politik kosovar, duhet të bëhet për shkak të interesave shtetërore dhe jo tekeve apo inateve personale”.

Çuditërisht, Hashim Thaçi pranon se është në tunel, por thotë se sheh dritë në fund të tij.

“Unë i besoj këtij projekti dhe këtij qëllimi po aq fuqishëm sa i besojnë qytetarët e Kosovës.

Unë që tani e shoh dritën në fund të tunelit!”, shkruan ai.

Më Shumë

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Lajmet e Fundit