‘Bresana’, fituese e festivalit ‘Anadrinia Jehon’

Dje ka përfunduar edicioni i 15-të me radhë i Festivalit Kombëtar të Folklorit “Anadrinia Jehon” 2016. Para një publiku prej më shumë se 5000 shikuesish, për tri netë me radhë në skenën e bukur të këtij festivali kanë shpalosur programet e tyre para artdashësve shoqëri kulturore artistike nga mbarë trevat shqiptare.

Festivali me karakter garues, “Anadrinia Jehon” edhe këtë vit me një juri të përbërë nga Dilaver Kryeziu, Sami Piraj dhe Zymer Neziri ka kurorëzuar në fund të edicionit grupet garuese me çmime të ndryshme.

Më meritore e këtij festivali u shpall Shoqëria Kulturore-Artistike “Bresana” nga Bresana e Dragashit, e cila shpalosi para publikut një sërë dokesh, ritesh e zakonesh të kësaj ane.

Vendi i dytë i ka takuar ShKA “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, kurse i treti SHKA “Mitrovica” nga Mitrovica.

Pos këtyre çmimeve, organizatori ka shpërndarë edhe 12 tjera, si valltarja ma e mirë, valltari më i mirë, etj.

Në këtë festival, i cili u mbajt nën patronatin e kryetarit të Rahovecit, Idriz Vehapi, morën pjesë 18 ansamble e shoqëri kulturore artistike (ShKA), me mbi 600 rapsodë e këngëtarë, artistë të folklorit autokton dhe burimor shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit