14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Buffon premton se do të luftojë për vendin e titullarit te PSG

Portieri legjendar italian nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Paris Saint-Germain.

Gianluigi Buffon pësoi tre gola në sfidën ndaj Arsenalit dhe në njërin prej tyre ishte vetë fajtor.

Menjëherë pas ndeshjes miqësore, trajneri i PSG, Thomas Tuchel hodhi dyshime mbi faktin se Buffon do të luajë titullar, transmeton ksp. Ai tha se vendimi nuk është marrë akoma.

“Konkurrenca për këtë rol është shumë e fortë, por do të vendos shumë shpejt se cili do të jetë titullari. Do ta bëj kur të tre portierët që kam në dispozicion të jenë 100% në formë”, u shpreh trajneri gjerman.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Buffonit, i cili theksoi se e mirëpret sfidën dhe se do të punojë maksimalisht për të merituar fanellën e titullarit të skuadrës franceze.

“Në 24 vite askush nuk më ka dhuruar asgjë. Kam qenë gjithmonë titullar sepse kam punuar shumë dhe sepse e kam merituar. Erdha te PSG i bindur se kam ende mundësi të meritoj fanellën e titullarit”, deklaroi Buffon.

Më Shumë

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Lajmet e Fundit