11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Buzhala: Koalicioni më i mirë i mundshëm PDK–AAK

Berat BuzhalaBerat Buzhala në një prononcim për “Zëri-n”, ka thënë se edhe pse është mjaftë vështirë në këto zgjedhje, sipas tij koalicioni më i mirë i mundshëm do të ishte Pardita Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Për koalicionin më të mirë unë nuk mund të jap ndonjë mendim, nuk di cili është më i miri. Sepse kjo çështja e të keqes dhe të mirës është relative. Mirëpo, unë e shoh koalicionin e vetëm të mundshëm është PDK – AAK”, ka deklaruar Buzhala për “Zëri-n”.

Sipas tij, nëse kjo nuk arrihet brenda 30 dite, pra nëse PDK nuk arrinë që brenda 30 dite të formojë qeverinë, në bazë të kushtetutës, atëherë partia e dytë më e votuat duhet të vazhdoj dhe të bëj koalicione.

Sipas Buzhalës, krijimi i kolacionit PDK- AAK, është një koalicion shumë i vështirë, pasi që dihet se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shfaqur qartë qëndrimin e tij se dëshiron të ketë postin e kryeministrit.

“Kjo është çështje tepër e koklavitur. Unë mendoj që vetëm PDK dhe Nismë nuk mjafton, nuk dalin votat. PDK-ja definitivisht do të trokas në derën e AAK-së edhe nëse troket në derën e AAK-së, Ramushi moti e ka bërë të qartë që ai e kërkon postin e kryeministrit. Nëse AAK-ja futet në Qeveri me PDK-në, duke mos e marrë postin e kryeministrit, unë jam i sigurt se AAK do ta rrezikonte kalimin e pragut siç i ndodhi Pacollit. PDK-ja është një asi force politike e cila tregohet e pamëshirshme ndaj partnerëve edhe pra për fatin e Pacollit, tashmë do të lexojmë një histori. Mirëpo, tash nëse PDK-ja e sakrifikon postin e kryeministrit dhe ia jep Ramushit, kjo do të ishte një goditje e rëndë për PDK-në. Pra këto zgjedhje nuk janë të thjeshtësuara janë të komplikuara. Unë e konsideroj që do të jetë sfidë në vetvete krijimi i Qeverisë”, ka deklaruar Buzhala.

Ndërkaq sa i përket, arritjes së PDK-së në këto zgjedhje, Buzhala ka thënë se PDK ka treguar mjaft seriozitet pasi që ka arritur që ta mbrojë votën e vet që prej disa viteve rresht, por sipas tij dëshpëruese është se opozita nuk po arrinë që ta marrë pushtetin përkundër faktit se i ka 70 për qind të votave.

“PDK-ja e ka arritur atë rezultat që e ka arritur prej vitit 2000 e tutje, i ka 200 mijë vota e veta, por megjithatë e ka treguar një seriozitet si subjekt politik në menaxhimin e atyre votave dhe vazhdimisht përkundër faktit që ka pasur akuza e sulme është treguar e aftë që ti ruaj ato vota. Por, ajo çka është dëshpëruese është te opozita, e cila ndonëse i ka 70 për qind të votave, më tutje nuk po mund ta gjej mënyrën se si ta marrë pushtetin, por këto janë probleme të opozitës”, ka deklaruar Buzhala.

Më Shumë

Koncerti “Harmonia e kulturave” konfirmon unitetin dhe diversitetin e Prizrenit

Koncerti i titulluar “Harmonia e Kulturave” në Kinemanë Lumbardhi në Prizren ka ofruar për të pranishmit një mbrëmje muzikore me gërshetim të kulturave të...

Trepça mposht Prizrenin

Trepça e mposhti Prizrenin me 68-89. Kampionët në fuqi, edhe në pjesën e parë u treguan më të mirë, ku rezultati mbaroi me 28-52. Më i...

Lajmet e Fundit