Çeku: Askujt nuk do t’i hyjmë në hak

AgimCeku5-30Kryetari i Komisionit qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Agim Çeku, pas reagimeve rreth publikimit të listave të para të këtyre kategorive, ka kërkuar nga veteranët të kenë durim deri në javën e ardhshme kur pritet të publikohet edhe lista e fundit nga ky komision.
Ai është zotuar se nuk do t’u hyjnë në hak të gjithë atyre që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës.

Çeku ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se qeveria është në përfundim të një udhëzimi administrativ që t’i përcaktojë kushtet, mënyrën, formën dhe lartësinë e pensionit të veteranit.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i ka hedhur poshtë akuzat se ua ka marrë deri në tre mijë euro qytetarëve për t’i bërë veteranë, edhe pse nuk kanë qenë kurrë në luftë.

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit