Ministria e Shëndetësisë ndan specializimet në mënyrë joprofesionale

Mjeku 2Ministria e Shëndetësisë ka bërë ndarje joprofesionale dhe joadekuate të specializimeve në fushat ku ka nevojë për mjekë specialistë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë ndarje joprofesionale e ka pranuar edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, por më vonë e ka mohuar zyra për medie e Ministrisë së Shëndetësisë.

Burime të “Kohës Ditore” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë treguar se në konkursin e vitit të kaluar janë pranuar specializantë në klinikat ku nuk ka pasur nevojë, ndërsa nuk janë pranuar në ato ku nevoja për ta ka qenë më e madhe. Për këtë QKUK-ja ia hedh përgjegjësinë Ministrisë së Shëndetësisë, por pa dhënë shpjegime se në cilat prej klinikave nevoja për specializantët është më e madhe.

“Gjatë vitit të kaluar janë pranuar specializantë që janë internistë, në pozitën e kardiologut në Klinikën e Kardiologjisë dhe në Qendrën Emergjente pa e përfunduar stazhin e kardiologjisë. Po ashtu janë pranuar në Reumatologji, në Endokrinologji pa e përfunduar stazhin, si dhe pa pasur nevojë për staf shtesë”, ka thënë burimi.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit