25.8 C
Prizren
E premte, 2 Qershor, 2023

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Si pikë të parë të këtij mocioni e kemi vendosur dështimin në menaxhimin e pandemisë. Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë. E dyta është qasja e gabuar e kësaj qeverie ndaj dialogut”, është shprehur Rexhaj.

Më tej, Rexhaj duke diskutuar për menaxhimin e pandemisë tha se, Qeveria Kurti kishte paraparë hapjen në tre hapa.

“Keqmenaxhimi i tanishëm i pandemisë është për shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila qeveri buronte nga vullneti I qytetarëve”, theksoi ai./Kanal10

Më Shumë

Të dyshuarës për vrasjen e kunatës i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

ata Themelore në Prizren, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, më 24 maj 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit...

Newcastle kërkon dy yjet e Leicester

Anësori i Leicester City, Harvey Barnes është i etur për një lëvizje te Newcastle United nëse Magpies përpiqen fort për ta nënshkruar atë, sipas...

Parashikimi i motit

Lajmet e Fundit