24.3 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Certifikohen pjesëtarët e Task-Forcës të FSK-së, për paramedikë

FSK-TaskForcaNë ambientet e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, në Pomozatin, sot u bë certifikimi i 15 pjesëtarëve të Task-Forcës të FSK-së, të cilët kanë kryer me sukses një trajnim 6 javor për paramedikë të mbajtur nga ekipi i instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremoninë e certifikimit, morën pjesë: Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Jan Cliff,  komandanti i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandantit i BMO-së, gjeneral brigade Ilaz Dërguti, komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri, si dhen oficerë të lartë të FSK-së dhe instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Me këtë rast,  komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, fillimisht ka falënderua Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën që po japin, për FSK-në, në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, ambasadorin Jan Cliff  si dhe ekipin e instruktorëve për angazhimin dhe punën profesionale në mbajtjen e këtij trajnimi të avancuar për paramedikë .

Gjeneral Kastrati u shpreh mjaft i kënaqur me bashkëpunimin e mirëfilltë, ndërmjet FSK-së dhe
Mbretërisë së Bashkuar.

“Synimi i FSK-së është ngritja profesionale e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s”, ka thënë komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, ku në këtë drejtim, një kontribut të madh po jep ekipi i Instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar, përmes trajnimeve të shumta e që janë të një rëndësi të veçantë për FSK-në.

“FSK-ja çdo ditë po avancohet më shumë me ngritjen e kapacitet profesionale si: në kërkim-shpëtim, deminim, paramedikë, etj. Në fund, komandanti i FSK-së, ka përgëzuar pjesëtarët e certifikuar dhe ka kërkuar që me përgjegjësi dhe profesionalizëm të punojnë në realizimin e detyrave të përditshme ”.

Ndërsa, komandanti i RMC-së, koloneli Shaip Haziri, tha se “Paramedikët janë ata të cilët në mënyrë të veçantë japin kontributin në vend ngjarje. Në të gjitha intervenimet e Task Forcës, ata kanë rol kyç për shpëtimin e të lënduarve. Ky trajnim i avancues u ka sjellë pjesëtarëve të FSK-së, njohuri më të gjëra lidhur me intervenimet dhe paramedizmin. Ata kanë mësuar për qasjen e viktimës, një veprim i cili është prioritet në rastet e Kërkim-Shpëtimit.

Në emër të instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar, ka folur David Derbyshive, i cili lavdëroi interesimin dhe seriozitetin e pjesëtarëve të FSK-së, gjatë trajnimit 6 javor, si dhe për arritjet profesionale të FSK-së.

Në fund, gjeneral Kastrati, ambasadori Cliff dhe gjeneral Rama të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kryen trajnimin për paramedikë, u dhanë certifikat.

Më Shumë

Për tri ditë sekuestrohen katër armë pa leje në Prizren

Gjatë tri ditëve të fundit, Policia në Prizren në katër raste të ndara operative, kanë sekuestruar gjithsej katër armë zjarri. Sipas njoftimit, dy prej tyre...

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e...

Lajmet e Fundit