Challandes publikon listën e futbollistëve të ftuar për dy miqësoret në Antalya

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikar listën e 22 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër dy kombëtareve afrikane Guinea dhe Gambia.

Për dallim nga dy miqësoret kundër San Marinos dhe Maltës, në këto dy tjerat që to të zhvillohen në Antalya të Tuqisë, Challandes ka ftuar futbollistë të rijnë që shihen si potencial për ekipin kombëtar.

Vlen të ceket se në të përzgjedhurit e Challandes bëjnë pjesë 10 lojtarë të Superligës së Kosovës, prej të cilëve pesë janë nga Ballkani, katër nga Prishtina dhe një nga Trepça’89.

Përveç lojtarëve të Superligës, në këto dy ndeshje do të ketë edhe tjerë futbollistë të cilët do të paraqiten për herë të parë me fanellën e kaltër, ndërsa do të mungojnë thuajse të gjithë yjet.

Ndeshjen e parë në Antalya, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, ndërsa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë.

Derisa, para këtyre dy ndeshjeve, Dardanët do të luajnë fillimisht me San Marinon më 1 qershor në Prishtinë, pastaj tre ditë më vonë do të ballafaqohet më Maltën në Kalgenfurt të Austrisë.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit