-5.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

“Chappie” kryeson arkën filmike të fundjavës

Chappie-filmFilmi mbi robotin që flet dhe mendon, “Chappie”, nga regjisori Neill Blomkamp, ka kryesuar arkën filmike të ShBA-ve këtë fundjavë që po e lëmë pas, me 13.3 milionë dollarë të mbledhura.

Në një treditësh “të ngadalshëm”, në pozitën e dytë ra filmi i Will Smith, “Focus”, me 10 milionë të mbledhura, kurse në pozitën e tretë është vendosur filmi “The Second Best Exotic Marigold Hotel”, me 8.6 milionë dollarë.

Top pesëshen e fundjavës e përmbyllën filmat “Kingsman: The Secret Service”, si dhe animacioni “The SpongeBob Movie: Sponge Out of Water”.

Në anën tjetër, zhgënjyes ishte filmi që u prit se do të fitonte më së shumti. “Unfinished Business”, komedia me aktorin Vince Vaughn, Dave Franco dhe Tom Wilkinson, doli i dhjeti me rreth 4 milionë dollarë. Javën e ardhshme, ndërkaq, pritet të dominojë filmi i shumëpritur i Disney-t, “Cinderella”, i përshtatur nga përralla e mirënjohur e Hirushes.

Më Shumë

Incidenti në Suharekë: Votën e fotografoi dhe e postoi në rrjete sociale, intervistohet nga policia

Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, por që janë shënuar disa incidente. Sipas raportit 24 orësh të policisë, një prej tyre ka ndodhur...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit