16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Çka do t’i thosha Zotit

Stephen-Fry-637x400Këtë të diel komediani e shkrimtari anglez Stephen Fry ishte mysafir në emisionin “Meaning of Life / Domethënia e Jetës” të transmetuesit irlandez RTE.

Ai është pyetur nga prezantuesi se çfarë do të thoshte po të vdiste, të shkonte në parajsë dhe ta takonte Zotin.
Fry, i cili është ateist, është përgjigjur.

“Do t’i thosha – përse kanceri i eshtrave te fëmijët? Si guxon? Si guxon të krijosh një botë në të cilën ka kaq shumë mizori pa faj tonin? Nuk është e drejtë, është kryekëput, kryekëput vepër djalli. Përse do të duhej ta respektoja një Zot tekanjoz, keqbërës, budalla që krijon një botë kaq shumë të mbushur me padrejtësi e dhimbje? Këtë do t’ia thosha”.

Pastaj, Fry është pyetur nëse ai mendon se me një përgjigje të këtillë do të mund të kalonte portën për në parajsë.
Fry ka vazhduar.

“Jo, nuk do të doja të hyja, nuk do të doja të hyja me kushtet e tij; ai e ka gabim. Nëse do të vdisja dhe do të kisha të bëja me 12 zotat grekë, ndoshta do t’ia çoja më shumë me ta, sepse grekët nuk pretendonin që nuk ishin njerëzorë në apetitet e tyre, në ojnat, në mosarsyeshmërinë… nuk pretendonin të ishin të tillë që shihnin gjithçka, që ishin plotësisht të urtë, plotësisht të sjellshëm, plotësisht mirëbërës, sepse përndryshe Zoti që ka krijuar këtë univers, nëse është krijuar prej Zotit, është qartësisht një maniak… kryekëput maniak, plotësisht vetjak. Duhet ta kalojmë tërë jetën në gjunjë përpara tij duke e falënderuar? Çfarë Zoti do na e bënte këtë?”
“Bota është goxha e shkëlqyer, por gjithashtu ka në të do insekte të cilat në tërë ciklin e jetës së tyre ushqehen nga sytë e fëmijëve për t’i verbuar ata. Përse na e bën këtë? Lehtë ke mundur ta krijosh një botë ku ato s’do të kishin vend. Thjesht, nuk është e pranueshme. Prandaj, ateizmi nuk është vetëm për të mos besuar në Zot, por ta marrim se ka Zot, ai pyet çfarë Zoti është ai? Është përkryeshmërisht e dukshme që ai është përbindësh, kryekëput përbindësh dhe nuk meriton kurrfarë respekti. Në momentin që e dëboni, jeta juaj bëhet më e thjeshtë, më e pastër, më e qartë dhe një që më shumë ia vlen të jetohet”.
The Indepdent / Përkthyer nga Politiko.net

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit