Çka thonë në Kremlin para takimit Erdogan-Putin?

Turqia po vazhdon të shfaqë potencialin dhe aftësitë e saj duke u përpjekur që përmes dialogut me Rusinë, ta bëjë këtë të fundit t’i jap fund luftës me Ukrainën, të nisur muaj më parë.

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohet me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan në një samit rajonal në Kazakistan.

Zyrtarët nga Kremlini kanë thënë se mes temash që mund të zhvillohen mund të jetë edhe dëshira e Erdoganit për të diskutuar për bisedimet e paqes mbi luftën në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti turk ka kërkuar që vazhdimisht të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim “të balancuar” për Turqinë anëtare të NATO-s, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

Pasi dyshja u takuan në shtator, Erdogan pati deklaruar se përshtypja e tij ishte se “Putini dëshironte “t’i jepte fund kësaj lufte sa më shpejt të ishte e mundur”.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit