4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Jasharaj: Uniteti i SBAShK-ut po e pengon qeverinë, por e ka të kotë, ky unitet nuk thyhet

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se uniteti i kësaj sindikate po i pengon qeverisë, por, sipas tij, ky unitet nuk do të thyhet.

“Mbase qeveria ishte gëzuar ka pritur që kur të fillojë mësimi pas pezullimit të grevës, kjo përqindja që ka deklaruar kundër pezullimit do të reagojë dhe nuk do të shkojë në shkollë, por çka ndodhi më 3 tetor? Të gjithë punëtorët e arsimit edhe ata që i thanë po pezullimit edhe ata që i thanë jo, ishin bashkërisht në sallën arsimtarëve duke mbajtur orët mësimore. Ky unitet i SBAShK-ut po e pengon qeverinë por e ka të kotë, ky unitet nuk thyhet, mësimdhënësit e dinë që SBAShK-un  e kanë mbështetje të tyre dhe do ta ruajnë”, ka thënë Jasharaj në konferencën e sotme për medie, njofton Klankosova.tv.

Sipas Jasharajt, nuk është hera e parë që qeveria i shkel ligjet. Ai tha se qeveritarët dolën me kërkesën për regjistrimin e mësimdhënësve në eKosova, sipas Jasharajt, me shpresën që mësimdhënësit të mos regjistrohen.

“Qeveria nuk është hera e parë që po i shkel ligjet, ne jemi të regjistruar dhe kjo doli me eKosova me shpresën që mësimdhënësit janë të nervozuar pasi kanë dalë nga greva dhe nuk do të regjistrohen, por ata le ta shohin eKosovën, ku numri i mësimdhënësve sa vjen e shtohet”, ka thënë Jasharaj.

Ai shtoi se nëse MAShTI nuk i thirr në takim, SBAShK-u do të jetë i obliguar ta mbrojë kontratën kolektive, pra mos kompensimin e orëve.

Sipas tij, Ministria e Arsimit nxori vendimin për kompensim të orëve, pikërisht kur u tha se s’do të ketë paga për grevistët.

t’ua lëmë mësimdhënësve që deri në qershor t’i realizojnë shumicën e njësive mësimore që i kanë në plan-program.

Ndërkaq, tha se ende nuk e kanë diskutuar nëse do të kërkojnë pagesë shtesë në rast që do të mbahet kompensimi i orëve.

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit