Cliff: Tribunal kosovar, por nën ombrellën e EULEX-it

IanCliff6-12Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka deklaruar se gjykata për krime luftë që supozohet që janë bërë në Kosovë do të jetë “gjykatë kosovare, por nën ombrellën e EULEX-it” dhe do të gjykoj sipas ligjeve të Kosovës.
Cliff iu ka thënë gazetarëve në Fushë Kosovë që prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë nga bashkësia ndërkombëtare, derisa selia e gjykatës do të jetë në Kosovë dhe në Holandë.
“Qeveria e Britanisë së Madhe vlerëson se është absolutisht e nevojshme formimi i asaj gjykate, e cila nuk është e drejtuar kundër Kosovës dhe UÇK-së. Gjykata do të merret me krime individuale”, ka thënë Cliff.
Ai ka theksuar se zgjatja e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite është e rëndësishme për edhe për shkak të gjykatës për krime lufte. /Indeksonline/

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit