Çmimi për një litër naftë sot nuk guxon të jenë mbi 1.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka bërë të ditur të hënën çmimet maksimale në vend për derivate të naftës brenda 24-orëve.

Çmimi maksimal për naftë është caktuar 1.85 euro, kurse për benzinë, 1.74 euro dhe për gaz, 0.78 centë.

“Ky vendim është marrë pas rritjes së çmimeve të naftës javëve të fundit në Kosovë. 1.Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër; 2.Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër;3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër”, njofton MINT.

Sipas kësaj ministrie, këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e 27 qershorit deri të nesërmen në kohë të njëjtë.

“Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në këtë njoftim.

Qeveria e Kosovës, më 22 qershor, ka miratuar udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme.

 

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit