35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Nagavci: MASHTI ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera

Ministrja e Arismit, Arbërie Nagavci ka thënë se ministria që ajo udhëheq ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera.

“Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MAShTI, por edhe nga institucione të tjera”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo ka theksuar se me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Postimi i plotë:

Ministria e Arsimit ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera dhe kjo do të thotë se gjatë vitit 2021 i kemi kushtuar vëmendje të veçantë transparencës dhe llogaridhënies.

Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MAShTI, por edhe nga institucione të tjera.

Progresi i lartë i shënuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është tregues se po e zhvillojmë arsimin të përkushtuar që çdo veprim ta bëjmë sipas përgjegjësive ligjore që kemi.

Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Raporti i auditimit për MASHTI ndër vite (2017-2021), bazuar në zbatueshmërinë e rekomandimeve, forma grafike.

Më Shumë

Kastrati: Malisheva po hyn në një fazë të re të zhvillimit urban

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtaren kryesore financiare, Valentinë...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit