11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Coelho: Tradhtia bashkëshortore, frymëzim për librin e ri

Paulo Coelho-shkrimtarPaulo Coelho, shkrimtari brazilian që ka shitur mbi 150 milionë kopje dhe adhurohet që prej presidentit kinez Xi JinPing e deri te Madonna.

Së fundmi ka publikuar në anglisht librin e 16-të, me titull “Adultery”, që në shqip i bie “Tradhtia bashkëshortore”, i frymëzuar nga ndjekësit e tij në media sociale dhe Alfred Kinsey.

Libri bën fjalë për një gazetare në moshë të mesme, e cila hyn në një aferë shkatërruese me një politikan të cilin e interviston. Shkrimtari 67 vjeçar ka thënë për The Australian që libri i tij është inspiruar nga përcjellësit e tij në rrjetin social Facebook, që janë 22 milionë dhe ata në Twitter, që janë 9 milionë.

Coelho gjithashtu rrëfeu se për të shkruar librin ka ndjekur shembullin e librit të Alfred Kinsey, një zoologjisë që shkroi dy libra për seksualitetin tek meshkujt dhe femrat në vitin 1948.

“Origjina e librit është nga raporti i Kinsey-t. Kur doli libri i tij, amerikanët u ndjenë shumë të lehtësuar, kështu që mendova se edhe unë mund të bëj diçka të njëjtë për mbi 30 milionë njerëz në rrjetet sociale”, ka thënë Coelho.

Pasi bëri një postim për depresionin në faqen e tij, Coelho vërejti që shumica e njerëzve ishin ankuar për tradhtinë bashkëshortore, si shkaktare e depresionit. Në këtë intervistë Coelho gjithashtu pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij e katërt, të dy kanë tradhtuar dhe janë pajtuar me këtë fakt.

I lindur në Rio de Janeiro, Coelho u bë i famshëm në mbarë botën për librin e tij “Alkemisti”, që shiti mbi 65 milionë kopje dhe ende qëndron në listën e bestsellerëve në New York Times. Ndërkaq, “Adultery” tashmë është publikuar në 30 vende të botës.

Më Shumë

Liria falënderon Prizrenin për mbështetjen masive

FC Liria ka falënderuar qytetarët e Prizrenit dhe tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit, ku stadiumi ishte i mbushur me mbi...

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Lajmet e Fundit