19.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

COVID-19: 63-vjeçarja nga Dragashi ishte infektuar në Spitalin e Prizrenit

Vdekja e një gruaje 63-vjeçare e ka çuar në 27 numrin e vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gruaja nga Dragashi që vdiq mëngjesin e së enjtes, sipas infektologut Valbon Krasniqi, kishte edhe sëmundje të tjera.

Infeksionin, e ndjera dyshohet ta ketë marrë në repartin e dializës në Prizren.

Ceremonia e varrimit të saj, sipas nënkryetarit të Dragashit, Selami Sahitit, do të bëhet në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së, raporton KOHA.

Ndërkohë, në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdojnë të jenë të shtrirë edhe 12 persona me COVID-19, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga klinika, gjatë së enjtes, janë liruar 5 pacientë të shëruar.

Gjatë së mërkurës u konfirmuan 4 persona të tjerë me koronavirus, derisa u shëruan plotësisht 43 persona.

Që nga e hëna, kur edhe ka filluar faza e parë e lehtësimit të masave, në Kosovë janë shtuar lëvizjet e qytetarëve dhe për këtë ka reaguar edhe njëherë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët për kujdes të shtuar, pasi që ekziston ende rreziku nga virusi, derisa kanë kërkuar përgjegjësi edhe nga institucionet.

Në Kosovë, deri më tani, janë rreth 860 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve janë shëruar mbi 530 persona.

Më Shumë

Turqit festojnë fitoren e Erdoganit në zgjedhjet presidenciale – festë kishte edhe në Prizren

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka fituar zgjedhjet në Turqi, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të vendit dhe të dhënave jozyrtare nga Agjencia shtetërore...

Parashikimi i moti për sot në Kosovë: Parashihen reshje dhe ulje e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët. Sipas IHMK-së, parashikohet ulje e lehtë e temperaturave. Gjatë ditës mund...

Lajmet e Fundit