3.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

COVID -19: Edhe sot pati testime e ritestime në Prizren

82 persona nga Prizreni janë konfirmuar deri më tani me virusin COVID-19. Nga ta janë shëruar 22, ndërkaq kanë vdekur 2 persona të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus. 2 rastet e fundit me virus nga kjo komunë u konfirmuan mbrëmjen e së mërkurës, ku u testuan 20 persona.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, tha se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë testime dhe ritestime

Një familjar i një pacienti të hemodializës dhe një i njërit prej infermierëve të këtij reparti, janë personat të cilët rezultuan pozitivë mbrëmë nga Prizreni.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu, tha për Express se gjatë ditës së sotme do të testohen edhe persona të tjerë.

Ai, po ashtu, tha se sot do të ketë edhe ritestime të personave që tashmë janë konfirmuar me koronavirus, për të parë nëse janë shëruar.

“Dje janë bërë rreth 20 teste, nga to 2 kanë rezultuar pozitivë. Janë raste kontakti, një familjar i një pacienti të hemodializës dhe një tjetër familjar i një infermieri të këtij reparti. Gjatë ditës së sotme do të bëhen testime dhe ritestime”, tha Shehu.

Nga 82 persona të konfirmuar me virusin COVID-19 në Prizren, janë shëruar 22, ndërkaq kanë vdekur 2, e 58 janë ende duke u përballur me koronavirusin.

Ndërkohë, numri total i personave të prekur me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 860.

Nga ta janë shëruar 553, ndërkaq kanë vdekur 27 persona.

Rasti i fundit i vdekjes nga koronavirusi u shënua mëngjesin e sotëm ku në Klinikën Infektive të QKUK-së vdiq një 63-vjeçare nga Dragashi.

Më Shumë

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Lajmet e Fundit