27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo te rivali i Manchester United, çështja bëhet serioze

Juventus është në bisedime me Manchester Cityn për transferimin e mundshëm të yllit portugez Cristiano Ronaldo.

E ardhmja e sulmuesit mbetet në dyshime duke ndjekur paraqitjen e dobët edicionin e kaluar, andaj dëshiron t’i bashkohet një skuadre që mund të garojë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

City është në kërkim të një sulmuesi që të zëvendësojë Sergio Agueron dhe tani mediat janë duke raportuar se mund të bëjnë lëvizje për Ronaldon.

Sidoqoftë, një lëvizje e tillë do ishte e vështirë të ndodhte ngase në vitin 2013 ka pasur gjithashtu kësisoj raportime, por lojtari konfirmoi se nuk do ndodhte.

“Të luaj për City jo United? Nuk do e them këtë. Sepse zemra ime është te Manchester Unitedit. Do ta kisha shumë të vështirë të luaja për Man Cityn shkaku i Unitedit”, kishte deklaruar para tetë viteve.

Ndërkohë, ndoshta City është në listën e vogël të skuadrave që mund t’ia paguajnë pagën prej 31 milionë euro për sezon. /GazetaSinjaliSporti/

Më Shumë

Totaj prezanton raportin gjashtëmujor të punës së Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paraqitur sot publikisht raportin gjashtëmujor të punës së ekzekutivit për periudhën 1 janar – 30 qershor...

Suso kthehet në shtëpi – Liria rikthen një figurë emblematike

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Fitim Susuri, një prej figurave më të njohura të skuadrës prizrenase ndër vite. Në njoftimin e bërë publik nga...

Lajmet e Fundit