-2.3 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Daçiq: Prizreni ishte kryeqytet i Serbisë

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shndërruar në një arenë përplasjesh mes ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç.

Kjo pasi diplomati serb në fjalimin e tij është ankuar për shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë si dhe për pasiguri të tyre. Ndërkohë që Thaçi i është kundërpërgjigjur Daçiqit duke i thënë se Serbia është ajo që ka kryer krime në Kosovë dhe se institucionet e Kosovës tani janë duke u angazhuar që të ndërtojnë një shtet multienik.

Në seancën e së premtes, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shqyrtoi raportin mbi zhvillimet tremujore në Kosovë të Sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon.

Ban Ki-moon në raport ka shprehur shqetësimin për vonesën e krijimit të Gjykatës Speciale, me ç’rast thotë se kjo “minon imazhin e Kosovës për të vendosur një shembull drejtësie dhe llogaridhënie”.

Daçiq: Prizreni ishte kryeqytet i Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se serbët janë të pasigurt në Kosovë, duke iu drejtuar asaj si “krahinë”. Daçiq vazhdimisht e ka paraqitur popullin serb si viktimë në Kosovë.

“Prizreni në shekullin 14 ishte kryeqyteti i Serbisë, ndërsa sot ka vetëm 21 serbë”, ka deklaruar ndër të tjera Daqiq.

Ish-kryeministri serb më tej duke folur për Kosovën si pjesë të Serbisë, ka thënë se ai ka lindur në Kosovë, kurse homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, iu përgjigj duke i thënë se ai mund të vijë në Kosovë dhe ta marrë pasaportën e Republikës së Kosovës.

Daçiq po ashtu ka folur edhe për shkuarjen e kosovarëve në Siri dhe Irak, duke e cilësuar këtë si rrezik për serbët.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai ka ripërsëritur kundërshtimin e tij kundër këtij anëtarësimi duke thënë se këtë nuk e lejon as Rezoluta 1244.

“Një numër të rasteve i kam theksuar për konstruktivitetin e udhëheqjes së Serbisë. Ne jemi duke u ballafaquar me kërkesën e Prishtinës për t’u kyçur në organizatat ndërkombëtare që janë të papranueshme për Serbinë. Në UNESCO, e cila sipas Rezolutës 1244 nuk mund të merret si shtet dhe nuk mund të njihet nga ajo organizatë”, ka shtuar Daçiq.

Më Shumë

Shoqata “Esnaf” kërkon angazhim të përbashkët për funksionalizimin e Parkut të Biznesit në vitin 2025

Zhgënjimi më i madh gjatë vitit 2024 për komunitetin e biznesit që vepron në Komunën e Prizrenit sipas drejtuesve të Shoqatës së Biznesmenëve dhe...

Super sfidat gjysmëfinale të Kupës

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të dhurojnë spektakël të basketbollit, ku katër skuadra duan kualifikimin në finalen e madhe. Gjysmëfinalet do të zhvillohen me...

Lajmet e Fundit