0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Daçiq: Thaçi në Beograd, vetëm me ftesë të shtetit serb

Polemikat midis dy shteteve për vizitën e Thaçit në Beograd po vazhdojnë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se nëse shteti serb e lejon Thaçin të shkojë në Serbi si ministër i punëve të jashtme të Kosovës, atëherë do të shkeleshin politikat serbe ndaj Kosovës.

Daçiq ka kujtuar vizitën e ish-ministrit të punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, për të cilin ka thënë që atë vizitë e kishte bërë me ftesë të shtetit serb, ndërkaq Thaçi nuk ka ftesë nga shteti serb dhe si i tillë nuk mund ta realizojë vizitën e paraparë.

Thaçi është ftuar për të marrë pjesë në samitin Western Balkans, me temë “integrimet evropiane”, samit ky i cili do të mbahet nga 23 deri më 25 prill, në Beograd.

Përkundër deklaratave të drejtuesve të shtetit serb që Thaçi nuk do të lejohet ta realizojë këtë vizitë, ky i fundit ka thënë se do të marrë pjesë në samitin ku është ftuar.

Më Shumë

AAK-ja mori 2,087 vota në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë gjithsej 2,087 vota në komunën e Prizrenit, që përbëjnë 2.93 për qind të votave, në zgjedhjet...

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Lajmet e Fundit