Jahjaga: Gjykata Speciale, nuk gjykon luftën çlirimtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Stephen Rapp, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krime lufte, për të diskutuar për procesin e themelimit të Gjykatës Speciale.

Jahjaga e njoftoi Ambasadori Rapp për përmbylljen e procesit të shqyrtimit të amendamenteve nga Gjykata Kushtetuese që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të sigurojë një proces kredibil dhe të përgjegjshëm për t’u përballur me akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës.

Ajo tha se institucionet e Kosovës tashmë kanë dëshmuar përgjegjësinë për këtë proces dhe mbesin të përkushtuara të përmbushin këtë obligim ndërkombëtar, që do të dëshmojë seriozitetin e Republikës së Kosovës si pjesëtare e përgjegjshme e arenës ndërkombëtare.

Jahjaga theksoi se, duke u bazuar në rolin e saj kushtetues, do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha institucionet dhe grupet parlamentare e spektrin politik, të diskutojë përgjegjësitë dhe implikimet që dalin nga procesi i themelimit të Gjykatës Speciale, e cila nuk do të gjykojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, por do të përcaktojë përgjegjësinë individuale për akuzat e ngritura.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit