Dakaj: Ministri Bedri Hamza, po e rrezikon jetën e qytetarëve të Prizrenit

Drejtori i Emergjencës dhe Sigurisë në Prizren, akuzon ministrin i Financave, Bedri Hamza, për rrezikim të jetës së qytetarëve të Prizrenit.

Sipas tij, Hamza ka refuzuar të rrisë numrin e zjarrfikësve në Prizren.

“Ministrit ia kemi dërguar një kërkesë për të shtuar numrin e zjarrfikësve, mirëpo ai e ka refuzuar kërkesën tonë”, tha Dakaj për TVPZ.

Prizreni aktualisht ka vetëm 24 zjarrfikës.

Dakaj tha se në bazë të numrit të banorëve, Prizreni duhet t’i ketë 106 zjarrfikës.

“Komunat e tjera që janë më të vogla se Prizreni, kanë numër më të madh të zjarrfikësve”, tregon Dakaj, transmeton “PrizrenPress”

Zjarrfikësit në Prizren, deri më tash janë ndihmuar në intervenime nga KFOR-i.

“Tash KFOR-i do të tërhiqet nga Prizreni, dhe ky është edhe një rrezik shtesë për sigurinë e qytetarëve të Prizrenit”.

“Dhashtë Zoti që të mos ndodhë asnjë fatkeqësi, mirëpo çfarëdo që ndodhë ministri Hamza duhet të jep llogari morale e penale”, tha Dakaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Totaj pret përfaqësuesit e EBRD-së, diskutohet projekti 5 milionë euro për efiçencë energjetike në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur Drejtoreshën Menaxhuese të European Bank for Reconstruction and Development për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së...

Lajmet e Fundit