Dalin në orë policore dhe sulmojnë policët, dy të arrestuar në Prizren

Shumë qytetarë nuk po zbatojnë orën policore. Por, disa prej tyre po kundërshtojnë edhe policët që po ndalojnë ata që pon dalin atëherë kur s’është e lejuar.

Pardje në Prizren dy burra janë arrestuar pasi kanë injoruar vendimin për kufizim të qarkullimit, të cilët edhe i kanë ndaluar policia, njofton Klan Kosova.

Njëri prej të dyshuarve – ngasësi i veturës kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe kishte sulmuar dy zyrtarë policorë.

Të dyshuarit pas procedurave policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit