Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton shtetasit se si të veprojnë në rast se u skadon viza

Ambasada kosovare në Berlin, ka njoftuar të premten, se shtetasit e Kosovës që janë në Gjermani me vizë Schengen apo të llojeve tjera dhe ndërkohë u ka skaduar afati, nuk kanë nevojë të paraqiten në ambasadë apo në konsullatat në Berlin, Munih, Shtutgart, Frankfurt, Duseldorf, Hamburg.

“Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, shtetasit e Kosovës që janë në Gjermani dhe u ka skaduar apo skadon viza, duhet të lajmërohen përmes e-mailit, telefonit apo edhe personalisht në Zyrat Vendore ku janë të lajmëruar në Gjermani dhe aty të bëjnë kërkesën për vazhdimin e vizës, e cila si pasojë e Covid-19, do t’iu vazhdohet nga autoritetet vendore gjermane. Nëse këto zyra vendore gjermane janë të mbyllura – nuk punojnë me palë, kërkesa duhet të bëhet me e- mail”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Po ashtu, Ambasada ka ftuar shtetasit që të kenë durim sa i përket kthimit të organizuar në Kosovë.

“Të gjithë shtetasit e regjistruar për kthim në Kosovë i lusim mirësisht të mos thërrasin dhe lajmërohen disa herë për të njëjtën kërkesë. Listat azhurnohen rregullisht dhe përcillen në Prishtinë prej ku edhe bëhet kthimi i organizuar”, thuhet në postimin e bërë në Facebook

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit