Dalja e rrallë publike, si duken sot dy djemtë e Michael Jackson

Djemtë e Michael Jackson, Prince dhe Bigi, të njohur më parë si Blanket Jackson, ishin në Las Vegas për të festuar ditëlindjen e 65-të të babait të tyre, duke i kënaqur fansat me një paraqitje të rrallë së bashku.

Bigi dhe Prince pozuan me fansat në Sin City dhe fotoja u shpërnda në faqen e familjes së Jackson në Facebook. “Një mbledhje e veçantë familjare për të festuar ditëlindjen e Michael Jackson Blue Sapphire”, thuhej dhe fansat vërshuan me komente.

Bigi, i cili lindi Princi Michael Jackson II, por njihej me pseudonimin Blanket, ndryshoi emrin e tij në vitin 2015, duke mbajtur një profil të ulët shumicën e kohës, pasi ishte vetëm shtatë vjeç kur babai i tij vdiq në 2009.

Vëllai i tij i madh, Prince, 26 vjeç, megjithatë, ka një profil publik në Instagram, të cilin e përdor për të nderuar babain e tij të dashur.

Vetëm javën e kaluar ai postoi një mesazh prekës për Michael Jackson në ditëlindjen e tij, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen babi. Me mungon dhe te dua. Ti mund të jesh larguar, por kurrë nuk të kemi harruar. Ti je në zemrat tona çdo ditë”.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit