Rritet numri i të vdekurve pas sulmit në një xhami në Pakistan

Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 87 persona pas një sulmi vetëvrasës në një xhami që kishte në shënjestër policët në provincën pakistaneze të Peshawarit.

Xhamia është brenda një zone të selisë së policisë së sigurisë së lartë, derisa hetimet po zhvillohen për të zbuluar mënyrën se si sulmuesi hyri brenda, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri i Pakistanit dhe liderë të tjerë e kanë dënuar sulmin duke e quajtur si “një nga më të këqijtë në vend në vitet e fundit”.

Talebanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen pas një pretendimi fillestar nga një prej komandantëve të tyre.

“Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”, tha kryeministri Shehbaz Sharif.

A man, still wearing his police uniform, receiving treatment in hospital in Peshawar

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit