De Rossi zbulon klubin që dëshiron ta drejtojë në të ardhmen

Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi ka zbuluar ëndrrën e tij për t’u rikthyer trajneri te ish-klubi i tij Boca Juniors.

Legjenda e Giallorossëve ka folur në lidhje me përvojën e tij të shkurtër por intensive në Argjentinë.

Italiani zbuloi gjithashtu se dëshiron të kthehet një ditë, por kësaj radhe si trajner i klubit të madh argjentinas.

“Kam në mendje idenë e kthimit si trajner i Boca. Unë mund të jem i fundit në listë, por ideja ime është kjo”, ka thënë fillimisht De Rossi.

“Nëse gjërat do të kishin shkuar mirë, unë do ta kisha takuar tashmë Nicolas Burdisson dhe të filloja karrierën time stërvitore në klub”.

“Ishte para fillimit të problemeve të vogla familjare”, përfundoi italiani.

Në janar, 37-vjeçari doli në pension, pasi luftoi me disa lëndime dhe tha se ndjeu nevojën për t’u rikthyer te familja. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit