Debat mbi antropologjinë muzeore

Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, të Universitetit të Prishtinës, fillon sot serinë e debateve të antropologjisë muzeore,

Debati i parë zhvillohet nga ora 18:00-20:00, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, me temën: “Dokumentimi audiovizuel në Muze”.

Seria e debateve do të ketë tri qëllime kryesore: Promovimin e kulturës së debatit për trashëgiminë kulturore të Kosovës; Përfshirjen e gjeneratës së re dhe të profesionistëve në hartimin e politikave kulturore në vend; Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Muzeut të Kosovës dhe institucioneve shkollore dhe akademike në vend;

Pjesëmarrës në debat do të jenë studentët e Departamentit të Antropologjisë dhe zyrtarë të institucioneve kulturore.

Debati i dytë do të zhvillohet me datë 30 qershor 2016, për të vazhduar më pas nga muaji shtator, për çdo javë, me trajtimin e temave të ndryshme me interes për Muzeun e Kosovës dhe Departamentin e Antropologjisë Kulturore të Universitetit të Prishtinës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit