Degradohet shtrati i Drinit të Bardhë në Rahovec

Policia është njoftuar në Rahovec për degradim të mjedisit.

Sipas raportit të Policisë, është njoftuar se është dëmtuar shtrati i lumit Drini i Bardhë për shkak të nxjerrjes së rërës.

Rastit i janë përgjigjur njësitë policore dhe inspektorët kompetent.

Në koordinim me prokurorin, makineritë janë sekuestruar deri në një vendim tjetër.

Policia thotë se janë duke e hetuar rastin.

Më Shumë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të...

Lajmet e Fundit