10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Del në diskutim publik projektplani i punës së kryetarit të Prizrenit për vitin 2023

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektplanin e punës së kryetarit të Komunës së Prizrenit për vitin 2023, organizuar nga anëtarët e grupit punues për hartimin e planit.

Ymer Berisha, Udhëheqës i Njësisë për Komunikim me Publikun, bëri hapjen e këtij konsultimi dhe theksoi se për herë të parë është duke u mbajtur një konsultim i tillë për planin e punës së kryetarit sipas kërkesave ligjore për hartim të dokumenteve komunale.

Dokumenti është fleksibil deri në datën e miratimit të tij në Kuvend, ndaj ftoi të pranishmit dhe qytetarët e tjerë që të japin propozime apo sugjerime.

Plani ka dalë në konsultim publik me kohë dhe komentet për këtë plan, qytetarët mund t’i japin edhe gjatë ditëve në vijim.

Bashkim Gashi, ka kërkuar që në projektet e drejtorisë për Shërbime Publike të parashihet rregullimi pjerrinave në institucione publike si dhe në ato private për persona me aftësi të kufizuara; rregullimi i rrugës që dërgon për në kalanë e qytetit; krijimi i mekanizmave për rritjen e transparencës; kujdes më të madh në matjen dhe rritjen e performancës.

Ndërsa, Flaka Bamja-Bytyqi nga zyra informative për turizëm, ka kërkuar që të përfshihet në Drejtorinë e Turizmit rregullimi i inventarit të zyrës informative si dhe punëtorët e kësaj zyre të hynë në listë të pagave të zyrtarëve komunal.

Haziz Krasniqi, përgjegjës për konsultime publike në Komunën e Prizrenit ka folur për publikimin e planit që ka dalë në konsultim publik në uebfaqe si dhe në platformën e konsultimeve publike më 16.11.2022 dhe në konsultim publik do të jetë deri më 16.12.2022.

Më Shumë

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit