11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Delawie në Malishevë: Luftimi i korrupsionit, e ardhmja juaj

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka qëndruar sot në Malishevë, në kuadër të një programi të organizuar në Qendrën e Kompetencës në Malishevë. Ambasadori Delawie, është pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të cilët edhe kanë mbajtur nga një fjalim, në kuadër të prezantimit të institucioneve dhe grupeve që merren me sigurinë dhe luftimin e dukurive negative, ku edhe kanë dërguar mesazhet e tyre, për luftimin e dukurive negative, e në veçanti, për luftimin e korrupsionit.

Fillimisht, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit, tha se ” sot është nder për ne, pasi ambasadori i SHBA-së, viziton Malishevën. Ne populli shqiptar ju jemi përgjithmonë mirënjohës”, tha Begaj. Ndërsa duke folur për ekstremizmin, korrupsionin dhe dukuritë tjera, që rrezikojnë stabilitetin dhe qetësinë, kryetari Begaj tha se “Malisheva është njëra prej komunave më të sigurta, ku ekstremizmi dhe dukuritë tjera, nuk kanë vend”.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, duke folur lidhur me këto dukuri, në mënyrë që të veçantë kundër korrupsionit, ai ju tha pjesëmarrësve, që ishin kryesisht nxënës të shkollës së mesme profesionale, se “luftimi i korrupsionit, është e ardhmja e juaj”.

Delawie, i cili në fjalimin e tij, foli kryesisht kundër korrupsionit (pasi jemi në javën kundër korrupsionit), ka dërguar mesazhe për të rinjtë, duke ju treguar atyre, dëmin dhe pengesat që i shkakton korrupsioni. “Ambasada e SHBA-së dhe Qeveria e Kosovës, janë thellë të përkushtuara në luftimin e kësaj dukurie dhe dukurive tjera që pengojnë zhvillimin e vendit. Kjo është lufta juaj sot, pasi ju dhe familjet e juaja, keni sakrifikuar aq shumë, për të ardhur ku jeni sot, prandaj luftojeni korrupsionin, në çdo vend, në çdo formë, në çdo nivel. Kjo është edhe përgjegjësi qytetare”, tha mes tjerash ambasadori Delawie, gjatë fjalimit të tij.

Më pas, ambasadori Delawie dhe kryetari Begaj, i kanë vizituar ti gjitha organizatat që ishin prezent me prezantimet e tyre, duke filluar nga EVSB-të, Policia e Kosovës, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, FSK-ja, Diplomacia Publike dhe vet prezantimi i Ambasadës së SHBA-së, në fund, në amfiteatrin e Qendrës së Kompetencës, i ka takuar të gjithë nxënësit e kësaj shkolle të mesme profesionale.

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit