2.2 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Dëme të mëdha nga djegia e një objekti në Banjë të Malishevës

Një zjarr që ka kapluar sot pasdite një objekt në fshatin Banjë të Malishevës, ka shkaktuar dëme të mëdha. Objekti përbëhej nga një stallë për bagëti, një pleme për ushqim të bagëtive, një pjesë me mekanizëm bujqësor dhe të tjera. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë intervenuar në fikjen e zjarrit.

Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, deklaroi se me të marrë informacionin, kanë ndërhyë me dy njësi të zjarrfikësve dhe tre automjete për fikjen e zjarrit, ndërsa nga zjarri nuk ka të lënduar.

Prona e djegur është e Nuhi Telakut, i cili ka thënë se i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi në këtë objekt ka qenë stalla, ushqimi për bagëti, si dhe mekanizimi bujqësor, si motokultivator dhe mekanizmi tjetër.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa ekipet e zjarrfikësve edhe në këtë moment janë duke e marrë më shuarjen e zjarrit.

Më Shumë

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Lajmet e Fundit