7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Dëmtohen shtyllat elektrike në një fshat të Suharekës si pasojë e erës së fortë

Reshjet  e shiut dhe erëra e fortë kanë shkaktuar probleme në rrjetin elektrik në fshatin Semetisht të Suharekës.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë fshat si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar shtyllat elektrike.

Ai ka thënë se ekipet emergjente gjenden në terren.

“Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht. Ekipet emergjente kanë dal në teren dhe po e vlerësojnë situatën. Apeloj që në teren ta vlerësojnë dëmin edhe ekipet e KEDS-it”, ka shkruar Muharremaj.

Më Shumë

Besa fiton në Prizren

FC Besa Peja arriti një fitore të rëndësishme 3–0 ndaj FC Prizreni në javën e 22-të të Ligës së Parë të Kosovës. Me këtë triumf,...

P.C Prizreni shkatërron Kerasanin

Proton Cable Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 81:52, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit