22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Dëmtohet ndriçimi në Kalanë e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit-ndriqohetPersona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar ndriçimin në Kalanë e Prizrenit. Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Samir Hoxha, tha se për dëmtimin e këtyre dritave është njoftuar edhe Policia e Kosovës, por deri më tash nuk ka marrë asnjë veprim për të ndriçuar rastin.

“Me shqetësim njoftoj se ditëve të fundit është dëmtuar ndriçimi publik nga personat e pandërgjegjshëm në Kalanë e Prizrenit”.

“Ajo që e bënë këtë dukuri me shqetësuese, është fakti që institucionet përgjegjëse, të cilat janë të obliguar që sigurojnë pasurin publike, nuk e kanë parë të udhës që ndërrmarrin as një hap apo veprim në lidhje me ruajtjen e kësaj pasurie, të përbashët qytetare, edhe përkundër njoftimit zyrtar që Drjtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik,ia ka drejtuar organeve gjegjëse në këtë rast, Policisë së Kosovës dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren”.

“Përveç kësaj institucionet e lartëpërmendura, nuk e kanë parë të udhës që as të pakten, ta komfirmojnë pranimin e shkresës sonë zyrtare të drejtuar ndaj tyre, e lërë më që të marrin ndonjë veprim konkrekt për parandaluar këtë dukuri devijante e keqëdashëse, në dëm të pasurisë sonë të parbashkët”.

Komuna e Prizrenit, në ndriçimin e Kalasë ka investuar 20 mijë euro. Ai tregoi se Komuna e Prizrenit, do të vazhdojë të bëjë revitalizimin e Kalasë.

“Më duhet t’ju njftoj se shuma e mjeteve të cilat janë investuar nga DTZHE, në ndriçimin dekorativ të Kalasë, ka kushtuar hiq më pak se 17.959 euro”.

“Dëmtimi i qëllimshëm i ndriçimit të Kalasë, jo vetëm që varfëron buxhetin e Komunës së Prizrenit, i cili sigurohet nga taksapaguesit tanë, por përcjell edhe një mesazh negativ, e jo civilizues, tek të gjithë turistët dhe vizitorët e qytetit tonë”./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Synimet e Zafir Berishës për Prizrenin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,në emisionin “Debat Përnime” tregoi platformën e tij, për të cilën tha se është në...

Nisma Socialdemokrate çel zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate ka zhvilluar sonte hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Prizren, me një tubim publik në Kejin e Shatërvanit, ku morën pjesë qytetarë...

Lajmet e Fundit