Dënohet Ilir Daja

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e djeshme shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12 të Superligës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe procedurat e hapura në xhiron e 10 të Ligës së Parë, në Grupin A dhe në Grupin B, si dhe në ligat e rangjeve të tjera.

Pas shqyrtimit të materialit nga zyrtarët e ndeshjeve si dhe incizimeve televizive, Komisioni Disiplinor vendosi ta dënojë edhe trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën.

Daja u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Drenicës, pasi që e kapi për krahu gjyqtarin e katërt të ndeshjes dhe e shtrëngoi me forcë.

Si pasojë e kësaj, Daja tani është dënuar me mos ushtrim të detyrës për dy ndeshje sipas radhës së organizuar nga FFK.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Lajmet e Fundit