2.6 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Dënohet me vdekje ish-ministri i Drejtësisë

Bie një tjetër nga kokat që dikur drejtonin regjimin kinez. Gjykata ”e popullit” e qytetit Changchun ka dënuar me vdekje Fu Zhenghua, ish-ministrin e Drejtësisë kineze, post të cilin e ka mbajtur deri më 2020.

Sipas gjykatës, Fu ka përfituar nga autoriteti i tij për të garantuar fitime të mëdha për veten dhe familjarët,  me një shumë që shkon deri në 17.6 milionë euro.

Fu, si shumë të tjerë që vitet e fundit kanë përfunduar në burg pas fushatës antikorrupsion të urdhëruar nga presidenti XI Jinping, cilësohej deri pak vite më parë si një “yll në ngjitje” brenda regjimit.

Politikani 67-vjeçar kishte filluar karrierën në polici, duke ngjitur shumë shpejt shkallët me zgjidhjen e disa rasteve të bujshme.

Fu Zhenghua, ish-ministri i Drejtësisë kineze, cilësohej deri pak vite më parë si një “yll në ngjitje”

Ai u emërua në 2010 në krye të policisë së Pekinit, ku ishte ideatori i një fushate kundër veseve, në veçanti kundër klubeve të natës dhe prostitucionit që po përhapej kudo në kryeqytet dhe në metropolet e tjera. Ai filloi një fushatë ku përfunduan në burg personazhe politike të rëndësishme si Zhou Yongkang, anëtar i fuqishëm i Komitetit Qendror, pikërisht me akuzën e korrupsionit.

Në 2018 Fu u emërua si ministër i Drejtësisë, dhe dukej kjo trampolina e suksesit definitiv, por në fakt ishte fundi i tij. Pas dy vitesh, ai la postin dhe në tetor të vitit 2021 u zyrtarizua hetimi ndaj tij për korrupsion. Marsin e këtij viti ai u përzu nga Partia Komuniste dhe në prill u arrestua. Tani vjen dënimi me vdekje, që u shndërrua gjithsesi në dënim të përjetshëm.

Analistët e çështjeve kineze nënvizojnë që rënia e Fu Zhenghua nuk është asgjë tjetër veçse rezultati i luftës midis fraksioneve brenda Partisë Komuniste, që ndodhin nën heshtjen e opinionit publik dhe del në pah me vendime të tilla. /A2CNN

Më Shumë

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si...

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 28...

Lajmet e Fundit