Deputeti i PDK-së ndalet nga Policia

auto_mustaf3331420838071Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtar i kryesisë së kësaj partie, Rrustem Mustafa-Remi, është ndaluar sot rreth orës 16:00 nga Policia e Kosovës.

Siç shihet në këto foto të bëra nga “Zëri”, Remi i cili nget veturë të tipit “Mercedes” ndalohet në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë për një kontroll rutinore.

Polici i trafikut, pasi mori vesh se me kë kishte punë, i “mbylli sytë”, nuk i bëri kontrollin siç e parashohin rregullat e trafikut. Deputeti i PDK-së i ka mjaftuar vetëm t’ia tregoj dokumentet identifikuese.

Vlen të theksohet se vetura të cilën e nget deputeti Remi, kushton rreth 25 mijë euro. Kështu të paktën thuhet në deklarimin e pasurisë në Agjencinë anti-Korrupsion. /Zëri/

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit