15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Deputetja e PDK-së kërkon bojkotimin e seancave politike në datat historike të Marsit

Deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, kërkon bojkotimin e seancave politike të Kuvendit të Kosovës, në datat historike të Marsit.

Sipas saj, Kuvendi i Kosovës, duhet të mbajë një seancë solemne në kujtim të veprës heroike të familjes Jashari.

“Pse bash në këto data të mbahet seancë, jam e bindur se po përçojmë mesazh jounifikues si shtet”, shkruan aj në “Facebook”.

“Konsideroj se kjo seancë duhet të bojkotohet!!!”.

“Po bëhen 21 vjet nga fillimi i betejës heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari kundër forcave të armikut”.

“Datat heroike 5, 6 dhe 7 Marsi duhet të jenë data feste kombëtare për vendin dhe popullin tonë, festë e cila bashkon shqiptarët dhe popullin tonë në përgjithësi, festë ku duhet të reflektojmë për punën tonë të përditshme me qëllim për të ruajtur e ngritur unitetin tonë”.

“Shumë më e arsyeshme do të ishte të organizohet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës në kujtim të veprës heroike të Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës se të mbahet seancë për politika ditore”.
“Lavdi Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Lajmet e Fundit