7.9 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

BE dërgon mision vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve

Jahjaga-Zhbogar1Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili e njoftoi Presidenten me vendimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, për të dërguar mision vëzhgues të BE-së për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend.

Vendimi i Baroneshës Ashton vjen si përgjigje në letrën e dërguar nga Presidentja me kërkesën që BE-ja të monitorojë zgjedhjet e 8 qershorit, me qëllim të sigurimit të një procesi demokratik dhe korrekt zgjedhor në tërë Kosovën.

Zbogar e njoftoi Presidenten se në përgjigjen e zonjës Ashton theksohet se një mision i BE-së, i ngjashëm me misionin e vëzhguesve që ka përcjellë zgjedhjet komunale të vitit të kaluar, do të dërgohet në Kosovë për të vëzhguar procesin zgjedhor.

“Presidentja Jahjaga e vlerësoi përgjigjen pozitive të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, baroneshës Ashton, në kërkesën për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe tha se një proces i rregullt dhe i drejtë zgjedhor do të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga presidenca.

Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend duhet të jenë të sigurta, të ndershme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë në mënyrë të lirë.

Më Shumë

116 vite nga hapja e Shkollës Normale të Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909 u hap Normalja e Elbasanit. Vendimi për hapjen e një institucioni që do të përgatiste kastën e mësuesve, të cilët do...

Betohet Ekrem Kastrati dhe 27 anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Malishevës

Sot, në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dhanë betimin Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, si dhe 27 anëtarët e rinj të...

Lajmet e Fundit