28.7 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Dështon edhe përpjekja e 55-të për konstituim, s`kalojnë Haxhiu e Gërvalla

Ka dështuar edhe përpjekja e 55-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Në vazhdimin e parë të seancës konstituive pas aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e më pas edhe kandidatja tjetër, Donika Gërvalla kanë dështuar t’i marrin votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Fillimisht në emër të LVV-së, Glauk Konjufca propozoi për kryeparlamentare Albulena Haxhiun. Në votimin e hapur 57 deputetë kanë votuar për, 56 kundër dhe 3 deputetë kanë abstenuar. Më pas, Konjufca propozoi edhe kandidaten e dytë. Kësaj radhe ishte Donika Gërvalla. Edhe për kandidaten e dytë rezultati ishte i njëjtë: 57 pro, 56 kundër dhe 3 abstenime. Kjo situatë e shtyu kryesuesin e seancës, Avni Dehari që ta ndërpresë seancën dhe vazhdimin e saj ta paralajmërojë pas 48 orësh.

Speciale në RTK: Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës|LIVE

Sot, me fillim nga ora 11:00, është thirrur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar rregulla të reja për konstituimin e organit ligjvënës.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu nuk ka dashur të komentojë asgjë para fillimit të kësaj seance. Përkundër pyetjeve të gazetarëve, ajo nuk ka dhënë përgjigje nëse ajo do të heqë dorë nga përpjekja për t’u bërë kryetare e Kuvendit nëse nuk merr votat e mjaftueshme.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përsëriti qëndrimin e këtij subjekti se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun.

Ai tha se AAK-ja do të votonte ndonjë emër tjetër nga LVV-ja, siç janë ish-kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ish-nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ose deputetja Shqipe Selimi.

E zëvendëskryeministrja në detyrë nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, tha se e respekton aktgjykimin e Kushtetueses, derisa konfirmojë se do ta votojë kandidaten e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Në këtë seancë pritet të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së 9-të, për të vijuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, si dhe për konstituimin e organeve të tjera udhëheqëse.

Pas publikimit të aktgjykimit, afati 30-ditor për përfundimin e konstituimit ka nisur zyrtarisht, duke e vënë Kuvendin dhe subjektet politike përballë një presioni institucional dhe kushtetues për të siguruar funksionalitetin e plotë të institucionit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit është një urgjencë shtetërore, duke theksuar rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja në këtë periudhë sfidash globale dhe zhvillimesh të ndjeshme rajonale.

Sipas Presidencës, zvarritja e procesit deri më tani ka dëmtuar jo vetëm besueshmërinë e institucioneve dhe zhvillimin e brendshëm, por edhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Ndërkohë, analistët politikë dhe njohësit e çështjeve juridike kanë paralajmëruar se, pa një marrëveshje politike, konstituimi i Kuvendit mbetet i vështirë.

Juristi Mazllum Baraliu tha se është momenti të tejkalohet retorika e bllokadave dhe të vihet funksionaliteti institucional në fokus.

Po ashtu, analisti Dorajet Imeri deklaroi se momentumi i tanishëm, që ka mbajtur peng jetën institucionale të vendit, duhet të përmbyllet me një marrëveshje politike në shërbim të stabilitetit dhe demokracisë.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e tij përmes votimit të hapur, brenda 30 ditësh, me jo më shumë se tri raunde votimi për të njëjtin kandidat.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohet zyrtari i Agjencisë Pyjore në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. I dyshuari, që...

Policia në Prizren shqipton gjoba deri 500 euro për automjetet me zhurmues të veçantë

Gjatë kësaj jave, njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuara, të cilave u ishin montuar...

Lajmet e Fundit