2.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Dështon mbledhja e jashtëzakoshme në Rahovec

Rahoveci6-21Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Dymbëdhjetë këshilltarë kanë kërkuar një mbledhje të jashtëzakoshme në të cilën kanë kërkuar shqyrtimi i gjendjes finaciare dhe borxheve që ka Komuna e Rahovecit.

Edhe pas pritjes së gjatë në sallë nuk janë paraqitur 12 këshilltarët, të cilët kanë kërkuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.

Njëri nga nënshkruesit e kërkesës, këshilltari Nahit Elshani tha se kryesuesi i Kuvendit Xhemali Haxhimustafa, e ka shkelur statutin e Komunës, duke mos e ftuar mbledhjen në afatin e paraparë duke shtyrë për më shumë se një javë. “Prandaj, është e pafalshme kjo vonesë si dhe mungesa e këshilltarëve në seanca të tilla”, tha Elshani.

Këshilltari Feim Fetoshi, ndërkaq ka kërkuar që mbledhje të mbahet sot.“Këtu duket qartë që ka presione dhe shantazhe nga dikush. Po ashtu shihet një mungesë vullneti për të dhënë përgjigje për mënyrën e menaxhimit të buxhetit komunal”, tha Fetoshi

Kryetari i Komunës Smajl Latifi, tha se është i përgatitur për çdo lloj debati. “Nuk është në interesin tonë që çështjet të shtyhen. Kemi të dhënat e nevojshme për t’ju përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga disa këshilltarë, prandaj e pres i qetë këtë debat. Për mua dhe bashkëpunëtorët e mi nuk ka temë që nuk mund të diskutohet në publik, prandaj jam i gatshëm që kurdoherë të vihem në dispozicion të këshilltarëve dhe publikut”, tha kryetari Latifi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Lajmet e Fundit