16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Prizren/ Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Në 20 vjetorin e rënies, është nderuar jeta dhe vepra e dëshmorit, Ismajl Kryeziu, i cili të enjtën është dekoruar me urdhërin “ Hero i Kosovës”, nga Presidenti, Hashim Thaçi. Aktivitetet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit, Ismajl Kryeziu, në 20-të vjetorin e tij të rënies kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë para shtatores së tij në lagjen “Arbana”, nga familjarë, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, Ushtria e Kosovës dhe zyrtarë komunal të Prizrenit. Më pas, në Shtëpinë e Kulturës është mbajtur edhe akademi përkujtimore në organizim të komunës dhe shoqatave të dala nga lufta .

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, e ka vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorit për lirinë e vendit, për të cilin tha se ishte një idealist i madh në shërbim të atdheut. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se të flasësh për veprat e dëshmorit duhet shumë kohë , pasi Ismajl Kryeziu, theksoi ai, një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes kombëtare deri në flijimin e tij.

Për bashkëluftëtarin e tyre në 20 vjetorin e rënies heroike, evokuan kujtime edhe ish komandantët e UÇK-së, Zafir Berisha e Nehat Basha. Ndërkaq e bija e dëshmorit ,Kaltrina, tha se me krenari, sikurse çdo herë tjetër, familja e kujton birin e saj të shtrenjtë, të cilin ia fali atdheut. Pas fjalimeve, është bërë e ditur nga drejtuesit e degës së OVL të UÇK-së, se edhe dëshmori, Ismajl Kryeziu, është dekoruar sot me urdhërin “ Hero i Kosovës” nga kryetari, Hashim Thaçi. Ndryshe, Ismajl Kryeziu ishtë zhdukur më 18 prill 1999, kur kishte ra në një pritë të forcave të armikut dhe ishte varrosur nga forcat serbe në varrezat e qytetit të Prizrenit. Rivarrimi i tij ishte bërë me 18 mars të vitit 2009 në varrezat e dëshmorëve në Landovicë…

NË 20 VJETORIN E RËNIES, PËRKUJTOHET DHE DEKOROHET ME URDHËRIN “ HERO I KOSOVËS”, DËSHMORI I KOMBIT, ISMAJL KRYEZIU

NË 20 VJETORIN E RËNIES, PËRKUJTOHET DHE DEKOROHET ME URDHËRIN “ HERO I KOSOVËS”, DËSHMORI I KOMBIT, ISMAJL KRYEZIU Në 20 vjetorin e rënies, është nderuar jeta dhe vepra e dëshmorit, Ismajl Kryeziu, i cili të enjtën është dekoruar me urdhërin “ Hero i Kosovës”, nga Presidenti, Hashim Thaçi. Aktivitetet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit, Ismajl Kryeziu, në 20-të vjetorin e tij të rënies kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë para shtatores së tij në lagjen “Arbana”, nga familjarë, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, Ushtria e Kosovës dhe zyrtarë komunal të Prizrenit. Më pas, në Shtëpinë e Kulturës është mbajtur edhe akademi përkujtimore në organizim të komunës dhe shoqatave të dala nga lufta . Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, e ka vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorit për lirinë e vendit, për të cilin tha se ishte një idealist i madh në shërbim të atdheut. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se të flasësh për veprat e dëshmorit duhet shumë kohë , pasi Ismajl Kryeziu, theksoi ai, një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes kombëtare deri në flijimin e tij. Për bashkëluftëtarin e tyre në 20 vjetorin e rënies heroike, evokuan kujtime edhe ish komandantët e UÇK-së, Zafir Berisha e Nehat Basha. Ndërkaq e bija e dëshmorit ,Kaltrina, tha se me krenari, sikurse çdo herë tjetër, familja e kujton birin e saj të shtrenjtë, të cilin ia fali atdheut. Pas fjalimeve, është bërë e ditur nga drejtuesit e degës së OVL të UÇK-së, se edhe dëshmori, Ismajl Kryeziu, është dekoruar sot me urdhërin “ Hero i Kosovës” nga kryetari, Hashim Thaçi. Ndryshe, Ismajl Kryeziu ishtë zhdukur më 18 prill 1999, kur kishte ra në një pritë të forcave të armikut dhe ishte varrosur nga forcat serbe në varrezat e qytetit të Prizrenit. Rivarrimi i tij ishte bërë me 18 mars të vitit 2009 në varrezat e dëshmorëve në Landovicë…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Donnerstag, 18. April 2019

Më Shumë

Anulohet aktgjykimi ndaj vëllezërve Ademaj për vrasjen e rëndë në Prizren, Apeli e kthen rastin në rigjykim

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim lidhur me ankesat e parashtruara në rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Prizren më 2020, për të cilin...

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Lajmet e Fundit