5.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Detaje të reja rreth vrasjes në Kushnin të Hasit

Të enjten, në orën 18:03, është gjetur një burrë pa shenja jete në fshatin Kushnin në Has të Prizrenit.

Policia e ka cilësuar rastin si vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rasti është cilësuar si vrasje nga Policia për shkak se mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagës të shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit për Klan Kosova.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe tani është duke u punuar në zbardhjen e rastit. Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar për këtë vrasje”.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar i dënuar me mbi dy vjet burg për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vjet burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren. Sipas...

70 vjet jetë, një mision që vazhdon

Sot kremton ditëlindjen e 70-të prof. dr. Nexhmi Hyseni, themeluesi i kirurgjisë moderne pediatrike në Kosovë – mjeku që i kushtoi jetën shëndetit të...

Lajmet e Fundit