“Dhimbje e madhe”, Muharremaj viziton familjen e 18-vjeçarit që vdiq në vendin e punës në Slloveni

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 18-vjeçarit në Slloveni.

  • 18-vjeçari vdiq derisa ishte duke punuar.

“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.  U kam shprehur ngushllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni”, shkroi Muharremaj në Facebook.

Muharremaj thotë se është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës.

 

 

“Kjo ngjarje është e rëndë si për familjen e poashtu edhe për ne. Së bashku duhet të gjejmë forcë ta tejkalojmë edhe këtë dhimbje të madhe”, shtoi ai. /Express/

Më Shumë

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

Lajmet e Fundit