Dhjetëra të vdekur pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

Të paktën 33 persona kanë gjetur vdekjen nga një shpërthim që goditi një xhami gjatë lutjeve të së premtes në veri të Afganistanit, njoftoi një zëdhënës i talebanëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shpërthimi ndodhi në një xhami në lagjen Imam Sahib të Kunduz.

Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit.

Shpërthimi i së premtes pason një seri sulmesh në Afganistan të ndodhura të enjten.

“Unë dënoj sulmet e shumta dje në Afganistan, duke përfshirë xhaminë Seh Dokan në Mazar-e-Sharif gjatë lutjeve”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, shtoi ai.

Një degë e të ashtuquajturit Shteti Islamik – i njohur si ISIS-K – mori përgjegjësinë për serinë e tre sulmeve të enjten, sipas kanalit Telegram të grupit terrorist. /Telegrafi/

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit