Lëndohet një punëtor në Turjakë të Malishevës

Një person në fshatin Turjakë të Malishevës është lënduar në vendin e punës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ndërtimit të një shtëpie, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, mjeku ka njoftuar se personi në fjalë ka pësuar lëndime të lehta.

“Viktima mashkull  kosovar  ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e punës (gjatë ndërtimit të një shtëpie). Viktima është dërguar në QKUK, ku sipas mjekut, lëndime janë të natyrës së lehtë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit